Mitati shumë e deshti Strezocën, Preshevën Drenicën..., shpesh shikonte nga Tetova, dëshironte ti thotë edhe ca fjalë Shkodrës, e Fushë Krujës e pastaj kalonte edhe në Krujë te Kalaja e Skënderbeut,i deshti shokët, e përqafoi edhe babën dhe nënën para se të niset për në rrugën e lirisë, por mbi të gjitha këto, Ai deshti Kombin dhe Atdheun.
Zürich, 09 maj - Në këtë kohë, në këto momente, në këto data, në këtë orë, që i vije tik taku i përkujtimit përvjetor dëshmorëve, dhe emocionet e shpeshta të përqafuara
me mall dhe në të shumtën e rasteve me krenari kombëtare, përkujtojmë larg atdheut, larg varreve të dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë, përkujtojmë
themelet e irisë, përkujtojmë trimërinë e burrërinë e atdheut, përkujtojmë gjakun e dhënë për atdhe... Këta dëshmorë ranë heroikisht në Altarin e
Lirisë për mbrojtjen e të drejtave të Kombit Shqiptar.Populli ynë me shekuj ishte i robëruar dhe shumë fëmijë u frymëzuan që në ditët e para të lindjes në djep duke i kënduar nëna, gjyshja, për trimërinë, për të luftuar armikun, në tokën dhe qiellin tonë, nuk mugulloi pranverë pa u larë me gjak në kontinuitet historik. Andaj edhe në këtë muaj, konkretish më 14 maj, me mall
në sy e dhembje në zemër, kujtojmë pranverën e vrarë me plumba dhe blerimin e zverdhur nga helmi në malet e Karadakut e fushën e madhe të pastër të Preshevës, Bujanocit, e Medvegjës, të tërë Kosovës Lindore. Pranverë e dhembjes sonë krenare dhe pranverë e ajkës të ndërgjegjësimit tonë kombëtar, kur luftuan ballë hapur kundrejt një regjimi, e në këtë rast pranverën e bukur të heroit tonë kombëtar Mitat Musliut dhe dëshmorëve tjerë, se kur rrokën armën në dorë, e dinin se munden edhe të bijnë dëshmorë, por ky emër
i përjetshëm i jepte edhe më shumë elan për të luftuar regjimin e atëhershëm.Mitati shumë e deshti Strezocën, Preshevën dhe Drenicën, shpesh shikonte nga Tetova, dëshironte ti thotë edhe ca fjalë Shkodrës, e Fushë Krujës e pastaj kalonte edhe në Krujë te Kalaja e Skënderbeut,i deshti shokët, e përqafoi edhe babën dhe nënën para se të niset për në rrugën e
lirisë, por mbi të gjitha këto, Ai deshti Kombin dhe Atdheun. Kombi, dhe Atdheu për të ishin mbi çdogjë, andaj u ngrit si monument në mbrojtjen e të drejtave në këtë pjesë të ndarë të atdheut për t'u bërë i pavdekshëm në histori.
Mitat Musliu dhe dëshmorët tjerë të rënë për atdhe, i bëjnë dritë lirisë, apo asaj lirie që e deshtën shumë dhe iu mbet amanet zërit të bilbilit të pranverës, ofshamës së fundit, frymës së fundit, që shikonte nga Presheva, nga Strezoca, por si burrë qëndroi drejtë kundër forcave të mëdha të regjimit, qëndroi drejtë me shokët e tjerë të idealit, drejt dridhjeve të
mëdha të makinerisë ushtarake, ashtu me trup të njomë, ashtu me sy i patrembur, ashtu me shpirt e me zemër në drejtësi, qëndroi edhe drejt plumbave, sepse dëshmori edhe kur vdes, vdes drejt, edhe kur lufton, lufton drejt edhe kur gjuan, gjuan drejtë, prandaj edhe plumbat i priti drejtë dhe ra dëshmorë për drejtësi.Mitati ra për Komb e Atdhe më 14.05 2001 në orën 17.00.
Ai me dëshmorët tjerë u shndërrua në misionar në sensibilizmin e opinionit ndërkombëtarë për çështjen e pa zgjidhur shqiptare. I lindur më 16.02.1981 në fshatin Strezocë komuna Preshevës.Mitat Musliu kreu shkollën fillore ne fshatin e lindjes, ndërsa të mesmen në Rogogjic të Dardanës. Qysh si fëmijë tregohej për vendosmërinë e tij që kishte, ishte i qetë, i dashur
për të gjithë dhe sidomos për moshën më të vjetër, respektonte dhe mundohej që edhe t'i pyeste shpesh për gjëra të ndryshme kombëtare edhe pse ishte i ri. Tërë këtë frymëzim shpirtëror, që atdheu duhet dashur dhe për atdhe edhe duhet flijuar jetën e mori nga më të moshuarit e familjes Musliu.Pas krismës së pushkës së parë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Mitati ishte i tëri në atë zë të pushkës, ishte në qëllimin e së mirës kundrejt së padrejtës, kundrejt shtypjes.Mitati doli në luftë në mëngjes herët të 28 Nëntorit edhe ate mori leje edhe nga prindërit e tij,se duhet luftuar regjimin, sepse çdo regjim përfundimin e ka në humbje.Dëshira e tij e madhe ishte që edhe kur radhitet në aradhat e UçPMB-së të jetë i lirë nga familja, të mos pengohej nga familja, sepse deri në këto vite që i kishte, u rrit e u edukua nga prindërit dhe familja e tij, prandaj si lehtësim emocional, fetar dhe moral, ishte që ti thotë nëna shko bir lufto robërinë dhe nga babi. Si çdo prindër nuk e kishin të lehtë të ndahet nga fëmija, por kur mori hallallëk nga prindërit, atëherë babë Skenderi dhe nënë Arzija, kuptuan se biri i tyre qenka rritur,ku dëshmojnë edhe fjalët e burrërisë. Pas prindërve edhe i njoftoi xhaxhallarët dhe më 28.11.2000, veshi uniformën e UçPMB-së dhe pushkën, ku u betua para flamurit, se do të vdes ashtu si duhet të vdiset për gjuhë dhe atdhe. Mitati kujtonte fjalët e nënes Arzije edhe kur ishte ushtar se kishte marrur besën nga nëna që të mos qes lotë edhe nëse dëgjon se kam rënë dëshmorë dhe sot e kësaj dite, nëna Arzije, si Sokoleshë, me burrërinë e saj të madhe nuk qetë, lot, por thotë gjithnjë se është krenare që pata ate djalë trim që vdes për atdhe.Gjyshi i Mitat Musliut Haxhi Isahu në luftën e dytë botërore ishte ushtarë i Ushtrisë kombëtare shqiptare pranë Ballit Kombëtar.Prej asaj kohe e deri në vitin 1973 siç thotë edhe xhaxhai i Mitat Musliut, z.Fazliu, se gjysh Isai ka qenë i përgjuar dhe i maltretuar nga ushtria e asaj kohe, si nacionalist, si njeri i padëshirueshëm, si njeri që në luftën e Runicës ka vrarë edhe komandantë dhe ushtar të regjimit pushtues. Në vitin 1945 e kishin pasë zënë pushtuesit dhe e kishin dërguar në fshatin Sopot, fshat i zonës kufitare mes Strezocës dhe Kumanovës, ku u maltretua në mënyrë më mizore, duke e lidhur në qafë dhe duar e duke e ofenduar rëndë.Jetë e histori, e familjes Musliu, gjatë këtij përvjetori për freskim dhimbjes, ishim në vizitë familjes Musliu në Zvicër, konkretisht xhaxhait të Mitatit, që njëherit është një veprimtar i
dalluar i kauzës kombëtare, ku falënderoi përzemërsisht për këtë vizitë që e realizuam dhe gjatë këtij takimi na njoftoi edhe me shumë gjëra interesante që kanë përjetuar si familje në kohëra të ndryshme. Me këtë rast, kujton edhe babgjyshin Rufat, ku ishte një djal për mallë dhe shumë i pasur, por burrë fisnik dhe të padrejtës i binte pa turpë.
Aty ka vitet 1917-1918, kishte dalur në treg në Preshevë dhe e marin zaptia e asaj kohe dhe e dërgojnë në polici ku edhe maltretohet me të vetmin qëllim se thonte të drejtën dhe nuk frikësohej.Gjatë atij maltretimi, e urdhërojnë që për gjashtë orë të largohet nga vendlindja dhe të ik për Shqipëri apo për Turqi.Me të marrur këto urdhëra, takohet me Esat Agën, ku në atë kohë ishte kryetar i Preshevës, vazhdon më tek rrëfimin axhë Fazliu, dhe e pyet Babgjyshin Rufat, se diçka nuk qenkshe mirë, çfarë problemi paske, me të treguar rastin, reagon në polici Esat Aga dhe lirohet nga urdhërat që i kishin dhënë, por duke ia kujtuar policia që të mos merret me armiqësi, se Rufati donë me e bë Shqipërinë e madhe. Për këtë i ishte mirënjohës përjetë Esat Agës babgjyshi jonë për të mirën që i kishte bërë. Historia e katragjyshit Haxhi Musahut është edhe më historike, ku Haxhi Musahu ishte me shpirt human, që çdo herë kishte ndihmuar të varfërve të asaj kohe. Por mbi të gjitha z.Fazliu kujtonë nga fjalët e babait, se Katragjyshi Musahu nuk trembej për nga numri i ushtarëve armik, por ai luftonte ballë hapur për liri.Prandaj duke u bazuar në këto gjëra dhe situata tjera që nuk mundem ti përmendi shkurtimisht, Mitati u frymëzua, prandaj me krenari e kujtojmë, me krenari do ti mbjellim lule. Axhë Fazliu, jo pa emocione gjatë këtij takimi, foli edhe për dëshmorët tjerë të UçPMB-së dhe dëshmorëve të Kosovës dhe shqiptarëve të Maqedonisë, sepse regjimi nuk durohet.Me modestinë e tij të madhe z.Musliu,falënderoi të gjithë ata që po japin kontribut të paktën edhe me shpirt freskimi me fjalë, Allahu ua shpërbleftë. Akademia që do të organizohet më 13 maj 2007, do të kujtojë të gjithë dëshmorët dhe do të jepet edhe një program artistik i përkatitur nga mësuesi Murat Avdiu dhe grupi folklorik
Vëllezërit Rexhepi kushtuar dëshmorëve të UçPMB-së, Adem Jasharit, Luan Haradinajt, Agim Ramadanit, Sali çekut, e shumë e shumë dëshmorëve të tjerë.Me këtë rast, Akademinë do ta nderojë edhe ekipi i TV Diaspora në kuadër të RTK-së, gazeta kombëtare "Bota sot", revista "Familja sot", si dhe mediat tjera të shkruara që veprojnë në Zvicër. Me këto fjalë të dalura nga shpirti,jo me lehtësi shkruarjeje, përkujtojmë dhe përkulem para veprës së Mitat Musliut dhe të gjithë dëshmorëve që ranë heroikisht për liri dhe pavarësi e bashkim kombëtar.Në këto momente edhe dora i flet lapsit, edhe lapsi i flet shpirtit, e syri mendjes, ndërsa ajri që sillet nëpër dhomë me ofshama i drejtohet atdheut, që një ditë, amaneti i dëshmorëve do shkojë në vend, dëshmorët të përkujtohen përgjithmonë, familjarët e dëshmorëve të respektohen edhe më shumë, të punojmë më shumë, të bashkohemi më shumë... U
ndamë nga familja Musliu, nga xhaxhai Fazliu, i cili me bujari, me mikëpritje të përzemërt, mirëpret të gjithë bashkatdhetarët që vijnë për freskim, për rikujtim të veprës heroike të nipit të tij dhe falënderues që nuk po harrohen familjet e dëshmorëve edhe nga mediat tona si në atdhe ashtu edhe në diasporë. Me dy fjalë në shenjë përkujtimi, lus perëndinë që të gjitha familjeve të dëshmorëve, në ditët e përkujtimit të paktën ti freskohet zemra nga malli që kanë për bijtë e tyre.Mitati dhe dëshmorët tjerë ranë për të mos vdekur kurrë, andaj respekt dhe lule mbi varret e dëshmorëve! Shpirti i dëshmorëve u bëftë dritë në botën e përjetshme në parajsë dhe në panteonin e martirëve të atdheut tonë. Në këtë përvjetor të shtatë, përkujtohet Mitat Musliu bashkë me dëshmorët tjerë të UçPMB-së larg Strezocës, Dobrosinit, Rahovicës, Bilaçit, Konçulit, Tërnocit, Lluçanit, Miratocës, pra në Zvicër, bashkë me shokët e tij që ranë dëshmorë. Përkujtimi është i madh për dëshmorët, fjalët janë të pakta, por mjafton që të shikohet në flamurin kuq e zi, me shqiponjën dy krenore, të shohim ngjyrën e kuqe dhe të kujtojmë gjakun e dëshmorëve. Të vizitohen varret, ti mbillen lule, ti këndohet nga Kur'ani famëlartë, t'i vizitohen edhe familjet e dëshmorëve. Lavdi, lavdi vëlla i fisit dhe vëllezër të respektuar përjetë.
Dashnim HEBIBI